Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.
Sipas njoftimit, ata bashkërisht folën për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në shtetin e Kosovës.
Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare.
Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. /Arbresh.info/
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...