Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve të rregullta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u shkëmbyen këndvështrime rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, me theks në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Kurti vlerësoi lartë vendimin e fundit të vendeve të NATO-s për rritjen e buxhetit për mbrojtje, të miratuar gjatë samitit të fundit në Hagë me 25 qershor 2025, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë kolektive.
“U theksua gjithashtu rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, kryeministri mirëpriti mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit me Korporatën e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), duke përfshirë edhe mbështetjen për projekte të rëndësishme në sektorin privat. Në veçanti, u përmend pozitivisht mundësia e përkrahjes së DFC-së për kompaninë vendore Kosmonte Foods, si shembull i promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.
“Një nga shembujt e këtij bashkëpunimi është kredia potenciale në vlerë prej 50 milionë dollarësh e parashikuar për kompaninë Kosmonte Foods, me qëllim të mbështetjes së zgjerimit të saj në prodhimin ushqimor. Investimi do të realizohet në dy faza: ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mishit, dhe zgjerimi i kapaciteteve për ruajtje të ftohtë, ngrirje të shpejtë si dhe përpunim të frutave dhe perimeve të freskëta”, thuhet në njoftim.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ritheksoi përkushtimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve./Arbresh.info
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...