Kryeministri Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, René Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.
Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran.
Drejtori i Fondacionit, René Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve.
Në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi z. Schlee suksese në pozitën e tij të re./Arbresh.info/
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...