Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot gjatë ditës priti në takim delegacionin nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga drejtori, Janez Kopac, zëvendësdrejtori, Dirk Buschle dhe eksperti i energjisë elektrike, Arben Kllokoqi.
Në fillim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Sekretariatin për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës përgjatë viteve në zbatimin e Acquis. Më tej, ai e njoftoi delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për prioritetet e qeverisë në kuadër të sektorit të energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, si dhe zotimet e qeverisë në raport me mjedisin.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, synon diversifikimin e energjisë dhe është e interesuar për investime në efiçiencë të energjisë, tha kryeminsitri.
Përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë u zotuan që do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...