Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Duke e falënderuar Kearns për vizitën, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.
U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.
U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars)./Arbresh.info

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5