Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Polonia, i cili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë.
Sipas njoftimit, delegacioni përbëhet nga Presidentja e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (CSM), Dr. Malgorzata Bonikowska, zëvendëspresidentja e Fondacionit Res Publica, Magda Jakubowska, novelistja Malgorzata Zofia (Margo) Rejmer, analistja Marta Szpala dhe politologu Leszek Jażdżewski.
Përgjatë bashkëbisedimit me delegacionin, Kurti vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë, gjersa po thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral dhe lidhjet kulturore.
Në vijim shprehu aspiratën dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ku krahas shteteve partnere si Polonia, mund të kontribuojmë në arenën ndërkombëtare.
Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për bashkëbisedimin dhe iu uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë./Arbresh.info/





Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...