Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, i shoqëruar nga i ngarkuari me Punë në Ambasadë e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës.
“Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës”, deklaroi kryeministri Kurti.
“Për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime”, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti.
Ambasadori japonez, Mizutani, tha se Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta./arbresh.info/




Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...