Sot, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pritet që kryeministri i vendit, Albin Kurti të intervistohet si dëshmitar.
Intervistimi i tij është paraparë të filloj nga ora 09:30, megjithëse kanë kaluar gati gjysmë ore kryeministri ende nuk është paraqitur në PSRK ndërsa shihet interesimi i një numri të madh të mediave.
Sipas ftesës së PSRK-së, Kurti është ftuar që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.
Kryeministri ka pranuar ftesën për dëshmi më 12 dhjetor ndërsa nuk e ka konfirmuar nëse do të do të paraqitet para Prokurorisë./Arbresh.info

Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...