Kurti prezanton pakon emergjente: Kjo pako është e mjaftueshme

11:27 | 14 Prill 2020
M. A.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke paraqitur përfshirjen në Pakon Fiskale Emergjente ka njoftuar se Qeveria në detyrë do të ketë edhe një pako të dytë pas kësaj emergjente, shkruan arbresh.info.

Pak para së të filloj seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet kërkesa e PDK-së për një pako më afatgjatë për situatën e krijuar mga virusi COVID-19, Kryeministri Kurti në një konferencë për media tha se pako e prezantuar nga Qeveria e Kosovës është e mjaftueshme.

“Kjo pako është e mjaftueshme. Është gabim të flitet për një pako që flet për 12 muaj, një pako emergjente duhet të ketë të përfshirë 2 ose 3 muaj”, tha Kryeministri.

Në kërë konferencë, Kurti ka prezantuar shumën që do t’i ndaj për personat që kanë nevojë.

“Së pari të ofrojë ndihmë financiare për shtresat mët ë varfra, së dytë ti ndihmojë bizneset që të sigurohet një pagë minimale për punëtorët, së treti të sigurojmë linguitet, të stimulohen punëtorët që janë më së shumti të ekspozuar me covid”, ka thënë në këtë konferencë Kurti.

“Pagesa shtesë 30 euro në muaj, Mbështetje financiare për kompanitë dhe mbulimi i shpenzimeve për pagat, subvencioni i qersë prej 50 përqind Sigurimi mbështetjes shtesë për komunat e Kosovës prej 10 milionë euro. Sigurimi i shtesës pagë për punëtorët esencial, pagesë shtesë prej 100 eruo për furrtarët dhe marketet Dhe pagesë prej 100 euro për njerëzit që hupin vendin e punës dhe kjo mas është për dy muaj”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale