Kryeministri Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqin, së bashku me anëtarët e këtij Këshilli, transmeton arbresh.info.
Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe Aziz Bici, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi.
Në takim u bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore.
U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës.
Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse./arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu