Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pritur sot në një takim Rasim Demirin nga koalicioni VAKAT.
Kurti ka thënë së koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, duke shtuar se në legjislaturën e shtatë, ky koalicion do t’i ketë dy deputetë.
“Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje radhitet partia e parë me 25.50 për qind, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare ka marrë 11.57 për qind.
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thi...
Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zh...
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...