Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.
“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë. Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”, thuhet në komunikatë për media nga ZKM.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Vashchenko, shtetase e Ukrainës, u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti./Arbresh.info

Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini