Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s.
Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit./Arbresh.info/


Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...