Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Këshilltari Kryesor i Qeverisë së Bangladeshit, Muhammad Yunus, i cili në emër të popullit të Bangladeshit i ka përcjellë urimet më të ngrohta kryeministrit Kurti dhe popullit të Kosovës me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Bangladeshi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe të karakterizuara nga respekti dhe mirëkuptimi reciprok, vlerat dhe interesat e përbashkëta. Ne vlerësojmë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të popullit të Kosovës për zhvillim dhe prosperitetit”, thuhet në urim.
Ndër të tjera, Yunus në letrën e tij shprehet i bindur se lidhja e ngushtë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona do të forcohet më tej në fusha të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, investimet, turizmin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, e shkëmbimin kulturor./Arbresh.info/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë