Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke.
“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Kurti.
Ndryshe, pas më shumë se një viti, Kurti dhe Vuçiq, më 18 gusht do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Arsyet pse Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut kanë të bëjnë me atë që BE-ja e ka quajtur “mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit të palëve për të arritur përparim konkret në dialog”.
Në BE ende nuk kanë bërë të ditur për agjendën e takimit të 18 gushtit./arbresh.info/
Ahead of discussions in Brussels, I had a productive phone call with ?? Special Envoy to the Western Balkans Sir Stuart Peach, emphasizing the need for an agreement centered on mutual recognition and good neighborly relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten