“Ne jemi të interesuar të zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete pune. Dallimi në investime sa i përket mjeteve të punës dhe pajisjeve që ulin rrezikshmërinë për policinë tonë sivjet është 21 herë më i lartë sesa para dy vjetëve. Në vitin 2021 investimi ka qenë më pak se gjysmë milioni euro sivjet është mbi 9 milionë euro. Rrjedhimisht ne po investojmë shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Patjetër se unë do t’i takojë dhe kontaktojë për të shohur se çka më tutje. Por të keni parasysh se të njëjtën kohë unë e kam dhënë qëndrimin se ka shtesa jashtë orarit, shtesa për rrezikshmëri dhe se do të ketë investime të vazhdueshme për policinë tonë”, theksoi Kurti.
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Dje ai takoi kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, derisa sot priti në takim liderët opozitarë dhe disa prej ambasadorëve të akredituar në Kosovë./Arbresh.info
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...