Qeveria e Kosovës pritet që sot t`i dorëzojë në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se nuk po i respekton seriozisht marrëveshjet, raporton Arbresh.info.
“Së pari para së te kemi kërkesa duhet të kemi zbatim të vërtet të marrëveshjes dhe respektim serioz. Serbia këtë nuk e ka bërë e ka shkelur marrëveshjen. Ne insistojmë në respektim dhe zbatim të marrëveshjes e për këtë ne kërkojmë nënshkrim pasi që është një siguri pasi do ti spostonte të gjitha marrëveshjet e mëhershme”, tha Kurti në një konferencë për media.
Ndryshe, kryeministri ka dhënë detaje edhe rreth takimit që ka pasur dje me anëtarët e QUINT-it.
“Ne e patëm një takim përmbajtjesor me anëtarët e ku Quint-it ku diskutuam për situatën e sigurisë dhe hapjen e urës. Që të zbatohet ligji dhe hapja e urës i shërben vetëm qytetarëve pa dallim etnie. Kjo urë në mënyrë normale duhet të jetë e hapur. Hapja e urës është përdorur nga vetë Bashkimi Evropian. Edhe njëherë kundër askujt por për të gjithë”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...