Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore ka shfrytëzuar inaugurimin e urës së re për këmbësorë në Mitrovicë për të kritikuar partitë e tjera politike.
Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi ndërtimin e urës si një hap të rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë dhe bashkëjetesës, duke theksuar se qeverisja e tij ka sjellë projekte konkrete në terren.
Ai tha se, përveç urës për automjete që ka lehtësuar qarkullimin, tashmë qyteti ka edhe një urë të re për këmbësorë, që sipas tij simbolizon bashkëpunimin, sigurinë dhe begatinë.
“Urime urën e re. Pas asaj urës për automjete e cila ka lehtësuar qarkullimin, tash e kemi edhe një urë tjetër të bukur për këmbësor, një hap më shumë drjet lëvizjez së lirë dhe bashkëjetsës si asnjëherë më parë. Po pra, ne që vendosim vet, vendosim ura. Ura bashkëpunimi me të tjerët. Ata të tjerët për të cilën vendosin të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë urat që ekzisotjnë e lë më të vendosin tjera. Këto ura, të cilat po i vendosim bashkë, nuk janë vetëm ura fizike, por edhe ura për siguri dhe begati. Begati sepse lehtësohet qarkullimi i mallrave, krijohen kushte për zhvillime ekonomik, dhe siguri sepse lëvizim lirshëm në dy anët e Ibrit”, tha Kurti.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...