Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nën shoqërimin e presidentes e krye-kuvendari si dhe të ngarkuarit me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, ka bërë homazhe pranë bustit të senatorit Bob Dole.
Kurti për Dole tha se ka kontribuar shumë për paqen në Evropë dhe se ishte nje mik i madh i Kosovës, raporton arbresh.info
Fjalimi i plotë i Kurtit:
Senatori Bob Dole pati një jetë të gjatë, gati një shekull por edhe një karrierë të bujshme e shumë të lëvdueshme. Qysh në fund të vitetve të 80-ta ai përveç se patriot i madh amerikan ishte edhe mik i Kosovës dhe popullit tonë.
Senatori Bob Dole ka kontribuar shumë për paqe në Evropë edhe si luftëtar gjatë Luftës së II-të Botërore, por edhe si politikan i organeve më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ai prehet i qetë ne përkulemi para jetës dhe veprës së tij dhe e kujtojmë këtë figurë të lartë, senatorin Bob Dole.
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV