Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për rastin e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, vdekja e të cilit dyshohet se erdhi nga përdorimi i forcës së tepruar i pesë zyrtarëve policorë në Lipjan më 7 korrik të këtij viti.
Gjatë hapjes së mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti kërkojë zbardhjen sa më të thellë të rastit të vdekjes së Zejnullahu, raporton Arbresh.info.
“Pesë zyrtarë policorë tanimë janë në paraburgim. Unë kërkoj dhe pres hetim të thellë e sa më të shpejtë që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat, ashtu që të vendoset drejtësia dhe të arrihet lllogaridhënia”, tha Kurti.
Kurti bëri të ditur se nuk ka vend në institucione për këdo që tejkalon kompetencat, apo shkel ligjin gjatë detyrës zyrtare.
“ Dua ta bëj të qartë se nuk do ketë strehë në institucione, apo nga institucionet për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat, apo mund të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare”
Kurti tutje tha se shërbimi në uniformë është fisnikëri, por autoriteti i m ‘veshur me uniformë është përgjegjësi.
Po ashtu, Kurti pohoi se diskutimet publike dhe gjykimet që po bëhen, janë veçanërisht të vështira për familjen dhe miqtë e viktimës.
Ai po ashtu tha se antifushata e nisur kundër policisë është e rrezikshme, por thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe realizohen vetëm më një hetim të plotë dhe profesional.
“ Tendenca që të nis një anti-fushatë kundër Policisë së Kosovës, është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato të më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve dhe një verdikt profesional në bazë të tyre”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...