Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar Pashkë Markun, nënën që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga forcat serbe.
Me anë të një postimi në Facebook shkruan se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Në përvjetorin e vetësakrificës, kujtojmë me nderim gruan që me zjarr e shkroi historinë e dhembjes së nënës. Sot përkujtojmë Nënën Pashke dhe dhembjen e pamatshme të të gjitha nënave që ende presin me ankth për të vërtetën mbi fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.”, ka shkruar Kurti.
“Plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë nuk mund të harrohen kurrë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Pashke!”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...