Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me marrëveshjen që është nënshkruar me MCC-në.
Kurti theksoi se me arritjen e kësaj marrëveshje janë thelluar edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-në.
“Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë përjetuar kriza energjetike të vazhdueshme. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Programit Kompakt për sektorin e energjisë, qeveria jo vetëm që i ka thelluar marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor Perëndimor, konkretisht ka filluar punën për transformimin e sektorit energjetik duke pasur për bazë pavarësinë energjike”, është shprehur” Kurti.
“Në Uashington DC nënshkruam marrëveshjen me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh në histori të Kosovës së çliruar”.
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...