Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) sot ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën
E për këtë votim të sotëm, kryeministri i vendit. Albin Kurti po e cilëson si vendim të bazuar në vlerësimin e qeverisjes së tij.
“Ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare”, shkroi Kurti në Facebook.
“Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se afati i fundit për lëvizje të lirë pa viza në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës është data 1 janar e vitit 2024./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...