Kryeministri Kurti në një konferencë për media i pyetur nëse tash duhet të reagojë Bashkësia Ndërkombëtare në lidhje me situatën, Kurti ka thënë se nuk është çështje e tij ata çka kanë dashtë të shohin e kanë parë, dhe u takon atyre të flasin apo jo, shkruan arbresh.info.
“Ata që kanë dashur të shohin e kanë parë a vendosin të flasin nuk është çështja e imja, ndërkaq së dyti ne jemi me një betejë të sigurisë dhe politike dhe duhet të kemi kujdes për hapat që ndërmarrim. Besoj që thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë sonë dhe më shumë kanë synim që të na e krijojnë njëfarë konflikti të ri brenda qeveritar në kushtet kur policia e Kosovës me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë që po e zbaton është kryefjala e sigurisë dhe politikës’, tha Kurti.
Ndërkaq thirrjet për shkarkimin e ministrit Goran Rakiq më shumë synojnë krijimin e konfliktit brenda qeverisë se sa që kanë ndonjë motiv të lartë.
“Më shumë është kërkesë për të ndërhyrë në strategjinë tonë që është e suksesshme sesa që bëhet ndonjë motiv i lart për të mirën e Kosovës”, tha Kurti.

Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...
Trump dhe Netanyahu takohen në Florida për të diskutuar fazë...
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim p...
E marta me mot të vranët dhe intervale me diell, temperatura...