Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje reciproke.
Ai ka thënë se një marrëveshje e ndërsjellët duhet të bëhet sa më shpejtë aq më mirë.
Kurti në konferencë para medieve pas takimit në Bruksel ka thënë se duhet të shfrytëzohet edhe mandatit i presidentit Biden që kjo marrëveshje të arrihet.
“Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në bashkimin Evropian pa njohje të ndërsjellët, pasi që do duhet të bëhet marrëveshja dhe sa më shumë kohë të kaloj aqë më e vështirë të realizohet. Pra duhet të shfrytëzojmë mandatin e ri të Qeverisë sonë por edhe të presidenti Biden”, ka thënë Kurti, raporton arbresh.info.
Kurti i pyetur për atmosferën e takimit tha se ky ishte takim në distancë fizike prej dy metrave.
Ai ka thënë se në këtë takim ai ka përfaqësuar interesat e shtetit të Kosovës.
“Ky ishte takim që u mbajt distancë fizike ishim me shumë se dy metra larg njeri tjetrit. Unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovës dhe përpiqem që ky proces të ketë parime. Nuk mund ti pyesim shqiptarët ti pyesim se ku ka varreza masive kur mund të pyesim ata që e dinë. Presidenti serb po thonë që nuk di gjë. E vërteta për krimet në Kosovë ndodhet në Kosovë, ne bëjmë thirrje që ata persona që kanë marr pjesë në krimet në Kosovë të hiqen nga pozitat e tyre tani dhe të merr në pyetje për çka kanë bërë”, tha Kurti./arbresh.info/
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...