Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë është organizuar Akademi Përkujtimore, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Halil Alidema, ish-i burgosur politik, kryetar i UNIKOMB-it dhe njëri ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke kujtuar kontributin e çmuar të Halil Alidemës në përpjekjet për liri, pavarësi dhe shtetndërtim të Kosovës, kryeministri Kurti tha se në historinë e gjatë të betejave të shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi, betejave të luftës për çlirim dhe shtetndërtim, Halil Alidema rezulton të jetë një nga figurat e shquara dhe më të rëndësishme.
“Kushdo që është interesuar për t’i njohur zhvillimet shoqërore dhe lëvizjet politike në Kosovë, veçanërisht gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, do ta gjejë emrin e Halil Alidemës të angazhuar mes shokësh, pothuajse kudo ku synohej realizimi i aspiratave politike të shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar”, tha ai./Arbresh.info





PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...