Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga opozita që qëndrimin e tyre për marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër t’a drejtojë te emisarët perëndimorë.
“Ju inkurajoj që ashtu si jeni të vendosur se nuk pranoni kurgja që nuk e ka njohjen reciproke, nuk pranoni atë që nuk është marrveshje finale, por ju lutem, aman këtë ja thoni kështu me të njejtin zell edhe Escobarit jo veç mu. Kur të takoni Escobarin kujtoni që e keni Albin Kurtin përpara dhe ja thuani këto fjalë, shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni mi ba”, tha Kurti drejtuar deputetëve të opozitës.
Kurti gjithashtu theksoi se nuk e ka fshehur këtë propozim, përderisa e ka ftuar opozitën që ta diskutojnë atë.
“Ju po më thoni se po fshihemi, por si po fshihemi kur ju kam thirrur dhe e keni parë propozimin. Të tre liderët e partive e kanë parë. Këto janë rregullat e bisedimeve, nuk mund ta nxjerr prej zyres atë.”, theksoi Kurti./arbresh.info
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...