Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime politike.
Ai ka njoftuar se bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka vizituar një rrugë në Stubëll të Vitisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo rrugë ka kushtuar 822,858 euro.
“Rruga alternative për Stubëll, nga rruga Anton Çeta deri te rruga Sejdiu, është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka realizuar ose po i realizon në komunën e Vitisë. Projektet e tjera janë: Rruga Viti – Korbliç – Kaçanik, rruga Mjak dhe Debelldeh, dhe rruga e Vërnakollës. Rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth”, tha Kurti.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...