Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti në Izmir të Turqisë.
Ai lajmin për tërmetin e ka quajtur tronditës dhe ka uruar që të nxirren të gjallë ata që kanë mbetur nën rrënoja, shkruan portali arbresh.info
“Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth. Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor. Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta. Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t’i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre. Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkroi Kurti në telegramin e tij të ngushëllimit.
Kujtojmë se kreu i VV-së gjendet në vetë-izolim pasi ditë më parë rezultoi pozitiv për Covid-19./arbresh.info/
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...