Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës kolektive “Ngjyrat e Luginës”, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
“Imagjinata në tablo nuk bën kompromis me heshtjen. Ngjyrat e Luginës, ekspozitë që rrahë me ritmin e ekzistencës dhe nuk mbulohet nga statistikat e padrejtësisë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët jetojnë çdo ditë në përballje me diskriminimin dhe shtypjen dhe shfrytëzimin dhe përjashtimin nga institucionet, e sidomos me atë që njihet si pasivizim i adresave, apo spastrim i ftohtë etnik nëpërmjet metodave burokratike e administrative”, u shpreh Kurti në fjalën e tij.
Ai tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësie, dhe se me vendimet e saj është përherë pranë jush, gjithnjë e më afër jush dhe praninë do ta rrisim nga viti në vit.
“Nëpërmjet kësaj ekspozite, e gjithë Kosova e ndjen Luginën më afër. Ju keni sjellë këtu copëza jete Lugine, që vetëm thellësia e imagjinatës dhe gjerësia e përvojës suaj i ka ndjerë. Ju faleminderit që e sollët atë këtu edhe në këtë formë estetike! Ju faleminderit që nuk pushoni së krijuari e së angazhuari! Dhe, mbi të gjitha, faleminderit që nuk shkëputeni nga përkatësia!”, tha Kurti.
“Ngjyrat e Luginës” është një rrëfim përmes artit për identitetin, qëndresën dhe frymën krijuese të shqiptarëve të Luginës. Kjo ekspozitë është pjesë e një cikli prezantimesh që do të udhëtojë nëpër kryeqendrat shqiptare me synim forcimin e lidhjeve kulturore mbarëkombëtare. Ekspozita mbahet në Galerinë Flori, në Prishtina Mall në Prishtinë./Arbresh.info

Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...