Në konferencën e thirrur për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur për takimin e sotëm të presidentit Thaçi me krerët e partive parlamentare.
Ai thotë se me takimin e sotëm Presidenti kaloi në ilegalitet dhe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, raporton portali arbresh.info.
“Pas thirrjes për moszbatim të qeverisë, kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet ta zhvlerësojë me një dekret ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Presidenti sot doli në ilegalitet, andaj formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Këtë mundësi ia dhanë krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët braktisën çdo fjalë të dhënë ndaj qytetarëve dhe ndaj nesh. Kështu mu mes të pandemisë u organizuan dhe u bashkuan kundër sigurisë publike qeverisë legjitime duke bërë mocionin e mosbesimit në Kuvend. Presidenti i Kosovës vazhdon të thirret në dispozitat e Kushtetueses, por veprimet e tij që qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetueses dhe aktgjykimin kushtetues që ai e përmend tregon se nuk i kanë lexuar me kujdes e mbase as nuk i kanë kuptuar siç duket. Nuk është në kompetencën të Presidentit të Republikës të Kosovës vlerësimi i interesave të partive politike, por mbrojtja e rendit shtetëror”, u shpreh Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...