Deputeti, njëherësh ish-lideri i VV-së, Albin Kurti ka komunikuar me anëtarët e Vetëvendojes në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, përmes një letre të cilën e ka lexuar Arben Vitia.
Kurti në këtë letër të shkruar nga burgu, ka thënë ndër të tjera se ato që kanë ndodhur në Vetëvendosje kohëve të fundit, janë të dhimbshme, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Aida Dërguti nuk është fajtore pasi ai nuk kishte kurrë problem me të, prandaj konsideron se atë e mashtruan.
“Personalisht ajo nuk më ka kurfarë borxhi mua, unë jam çuditur shumë për qasjen derstruktive, për dëshirën për arrestimin që na është bërë. Thelbi nuk është fjalori i saj por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje e ky komunikim tinëz dhe kushedi se për çfarë qëllimesh e që janë fort shqetësuese. Aida nuk hyn as në 5-shen, as në 10-shën e as në 50-shën e anëtarëve të Vetëvendosjes me të cilët unë kam pasur mospajtime. Si erdhi deri te kjo pikë nuk kam shpjegim tjetër përveç mashtrimit që do të thotë se ajo nuk është fajtore”, ka shkruar Kurti në letrën të cilën e ka lexuar Vitia.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për më tepër transparence dhe llogaridhënie.
Ai ka thënë se secili aktivist i Vetëvendosjes është i nevojshëm, por asnjë i pazëvendësueshëm.
Mbledhja e sotme është thirrur pas mbledhjes së nënshkrimeve të aktivistëve të saj, pas daljes në publik të përçarjeve dhe ndasive të thella që janë në këtë parti.
E tëra ka filluar pas daljes në publik të një bisede mes deputetëve të LVV-së, ku Aida Dërguti e fyen ish-liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.
Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në LVV, kurse ka pasur shumë zëra që ajo të përjashtohet nga partia, ndërsa një pjesë e deputetëve dhe aktivistëve, i kanë dal në përkrahje Dërgutit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1630877730310646/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...