Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’ia mësyjë sërish kryeqendrës evropiane. Ai këtë javë në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.
Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut. Ndërkohë, vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, opozitarët po i shohin si heqje dore nga gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë.
Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu për portalin arbresh.info.
“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor”./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...