Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen e presidentit

11:02 | 12 Shkurt 2026
E.H

Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhjen e parë, vetëm një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të saj. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti tha se sot do të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare si dhe do të riprocedojnë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit.

Kurti potencoi se nga nesër do të filloj diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

“Mësimet që kemi nxjerr gjatë mandatit të kaluar se bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë kabineti më i mirë. Jemi mbledhur qysh në ditën e parë të punës për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare që kanë qenë në pritje”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kurti bëri me dije se sot po e riprocedohet në Kuvend edhe Projektligjin e Buxhetit. “Është buxhet me vlerë 4 miliardë euro, 867 milionë parashihen për komunat. Buxheti përmban edhe pagën e 13-të e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin. Buxheti mundëson edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës”, ka deklaruar ai”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale