Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar drejtorin Rajonal të NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtoren e kësaj organizate për Kosovë, Nancy Soderberg.
Siç bëhet e ditur nga Qeveria, gjatë këtij takimi u bisedua për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe transparencën.
Kryeministri ka thënë se NDI mund të ndihmojë edhe më tej në demokratizimin e partive politike dhe në mbështetjen dhe forcimin e shoqërisë civile.
“Demokracia është e lidhur me respektimin e promovimin e të drejtave të njeriut dhe se të drejtat bazike të njeriut nuk duhet të fitohen, sepse ato na takojnë për vet faktin që ekzistojmë”, ka thënë kryeministri kosovar në takim.

Siç citon komunikata, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm dhe një shoqëri civile të fortë dhe se Republika e Kosovës është shembull rajonal në këtë drejtim.
Kryeministri Kurti gjithashtu ka theksuar nevojën për të dhëna cilësore dhe analizë të të dhënave që duhet të vijnë nga institutet e që ndihmojnë vendimmarrjen dhe i ftoi përfaqësuesit e NDI për bashkëpunim në këtë drejtim.

Ndërkohë, drejtori Rajonal i NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore, Benjamin, sipas njoftimit qeveritar, ka shprehur gatishmërinë për ta rritur më shumë praninë e tyre sikurse edhe bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit dhe institucionet tjera për promovimin e qeverisjes së mirë dhe demokracisë.
Ai tha se është evidente që ka një betejë ndërmjet demokracisë dhe autokracisë, dhe theksoi rëndësinë që integriteti i informacionit dhe luftimi i dezinformimit ka në këtë rast./arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...