Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot u takua me komunitetin sportiv në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve publike, të nivel qëndron e lokal, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme sportive.
Përveç rezultateve të veçanta në arenën ndërkombëtare, e që janë të mëdha, ai tha se sporti na duhet edhe si kulturë e përgjithshme e popullsisë.
“Na nevojitet edhe masivizimi dhe shkëlqimi i sportit”, tha kryeministri gjatë diskutimit. Për të arritur këtë padyshim se infrastruktura sportive është e rëndësishme dhe kjo do të trajtohet me prioritet shtetëror në qeverinë tonë”, tha Kurti.
Ai shtoi se dëshmi për këtë prioritizim të sportit përbën fakti, që për herë të parë në Kosovën e pavarur, sporti dhe zhvillimi i tij do të jetë pjesë e Strategjisë Nacionale për Zhvillim.
Kurti po ashtu veçoi edhe rëndësinë që ka lidhja në mes sportit dhe arsimit.
“Ura lidhëse në mes sportit dhe arsimit edhe si veprimtari shoqërore edhe si institucionale shtetërore, duhet të jetë e fuqishme, sepse asisoj i zbulojmë herët talentet e i mbështesim me kohë, dhe e bëjmë sportin trend e kulturë për të gjithë”, tha ai./arbresh.info/

Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...
Bora e madhe në Poloni i lë shoferët të bllokuar në rrugë