Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Iowa u mirëprit në Qytetin e Johnston, nga Kryetarja e Qytetit Paula Dierenfeld.
Nga viti 2013, Johnston është qyteti simotër i Pejës. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.
“Para të pranishmëve, në fjalën e saj mikpritëse, Kryetarja Dierenfeld foli për historinë e qytetit të Johnston dhe historikun e marrëdhënieve me qytetin simotër të saj, Pejën. Ndërkaq, në adresimin e tij, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mikpritjen që ka përjetuar në Ioëa dhe Johnston. Më tej, ai tha se synimi jonë duhet gjithmonë të jetë që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ioëa-s dhe qyteteve të saj dhe shtetit të Kosovës dhe qyteteve të Kosovës të forcohen, thellohen dhe avancohen”, thuhet në komunikatë.
Në këtë pritje, në mesin e të cilëve ishin gjeneralët amerikanë Correl dhe Orr nga Garda Nacionale e Ioëa-s, shumë zyrtarë e përfaqësues institucionalë e politikë si dhe bashkatdhetarë tanë, kryeministri Kurti u nderua me një dhuratë përmes së cilës pranoi urimet e Kryetares Dierenfeld për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe lidhjen ndërmjet Kosovës dhe popullit të Iowa-s./arbresh.info/

Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...
Pasi dështuan me En-Nesyrin, Juventusi i hedh sytë nga sulmu...