Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindje.
Kurti, me anë të një video mesazhi të publikuar në gjuhën serbe, ka uruar që festat, besimtarët ortodoks ti kalojnë në paqe dhe mirëqenie.
“Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet.
Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë.
Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë.
Paçi një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”, tha Kurti./arbresh.info/
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së