Mbahet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre, raporton arbresh.info
Kurti tha se, nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta.


“Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë për zbrazëtinë që kanë lënë më të dashurit tuaj. Sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre. U rrëmbyen e groposën në Serbi por e vërteta nuk mund të mbulohet në varrezat e Serbisë. Të dashur familjarë jemi sot bashkë në betejën për të vërtetën nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta”, tha Kurti./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...