Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vënien e gurit të themelit të objekteve për banim të përballueshëm. Ai tha se banimi është e drejtë themelore njerëzore, prandaj po punohet në tërë vendin në mënyrë që qytetarët të kenë banesa me kushte të mira për familjet e tyre.
Kurti më tej vuri në dukje se nga fillimi i qeverisjes së tij më 2021, është miratuar agjenda qeveritare për banim të përballueshëm dhe social.
“Në këtë aspekt Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë dizajnimin e programit për banim të përballueshëm dhe social dhe është bërë bashkë me korporatën ndërkombëtare financiare IFC, si dhe me Institutin për Studime Banimi”, tha Kurti, teksa bëri të ditur se ky projekt në komunën e Podujevës është bashkëfinancim me ministrinë.
Kurti më tej bëri të ditur se prej 38 komunave, vetëm 13 prej tyre kanë aplikuar për ndërtim të objekteve për banim të përballueshëm e social./rtk
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...