Albin Kurti gjatë prezantimit të platformës së tij për kandidat për kryetar po ashtu ka thënë se me një vend të varfër siç është Kosova mund të ketë punë për vullnetar dhe për këtë ne duhet ta vëmë entuziazmin rinor përpara.
Sa i përket finacave ai ka thëne se lëvizja vazhdon punën e saj përmes parave të shtetit, donacioneve dhe kontributeve të anëtarëve, shkruan arbresh.info.
Sipas tij personat e punësuar në lëvizje duhet të jenë të barabarta si burrat po ashtu edhe grat si aktivist e po ashtu edhe aktiviste.
“Do të synohet që në Vetëvendosje mos të ketë hendek të pagave. Detyrat e të gjithëve duhet të jenë të përcaktuara qartë”, ka thënë ai.
Sipas Kurtit pozitat e larta në VV do të jenë të rregulluara në mënyrë strikte dhe sipas rregullores se statutit. Kompetencat vendimmarrëse duhet të jenë më shumë forume politike. Mbledhjet e Këshillit do të mbahen çdo tre muaj, mbledhjet e kryesisë çdo një javë. Në mbledhje do të diskutohen çështje të aktualitetit.
Dialogu dhe komunikimi i brendshëm bëhet dobi për gjithë secilin ka shtuar Kurti./Arbresh.info
http://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1658464824218603/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...