Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor. Ai ka thënë se qëndrojnë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.
“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Kurti.
“Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Arbresh.info/
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...