Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë është hapur libri i ngushëllimeve për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me anëtarët e kryesisë kanë nderuar të gjithë viktimat nga tërmetit në Shqipëri me një minutë heshtje.
Kurti, ka shprehur ngushëllime për gjithë familjet që kanë humbur pjesëtarëve të familjes së prekur nga tërmeti.
“Sot në ditën e Ushtrisë së Kosovës dua të falënderoj pjesëtarët e FSK-së të cilët me punën e tyre të palodhshme po punojnë pa pushim për ti nxjerr të gjallë njerëzit të cilët kanë ngecur në gërmadha. Ekipet e shpëtimit urban të FSK-së me qenë të trajnuar, komunikimit, mjekësisë dhe policia ushtarake po bëjnë gjithçka për të shpëtuar njerëzit dhe gjithë popullin nga makthi. I shpreh ngushëllime familjet e viktimave si VV. Kemi krijuar shtab të emergjencës qe t’i orientojmë të gjithë ndihmat për ta tejkaluar bashkë këtë fatkeqësi. Sot shkruajta përkujtimin në librin e zi në ambasadë”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit