Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme mori pjesë në manifestimin e organizuar për të shënuar 25-vjetorin e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë dhe 100-vjetorin e saj në nivel global.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se partneriteti i tyre është i rrënjosur edhe në vlera të përbashkëta si demokracia, drejtësia sociale, solidariteti dhe paqja. Në këtë përvjetor kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj FES edhe në mbështetjen mbi draftimin e ligjit për Fondin Sovran në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe institucionet tona.
Më tej falënderoi drejtorin Peter Hurrelbrink për përkushtimin e tij dhe avancimin e kulturës demokratike dhe fuqizimin e zërave të rinj, ndërsa, në anën tjetër i uroi mirëseardhje në krye të fondacionit drejtoreshës së re Katharina Hofmann, në një kohë kur Kosova është më e përkushtuar se kurrë për të thelluar demokracinë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të ankoruar të ardhmen tonë në familjen evropiane.
Në fund, kryeministri i uroi të pranishmit për 25-vjetorin e FES duke treguar se këto 25 vite të partneritetit janë ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, të mbështetura nga vlera të përbashkëta dhe të përkushtuara për një shoqëri më të drejtë dhe të begatë.
“Si socialdemokrat, besoj fuqimisht se politika duhet të udhëhiqet nga vlerat – jo nga frika apo nga oportunizmi, por nga një angazhim i thellë për drejtësi, pjesëmarrje dhe dinjitet njerëzor. Këto parime nuk janë vetëm themelore për Kosovën – ato janë gurthemeli i bashkëpunimit tonë me Friedrich-Ebert-Stiftung.” tha kryeministri./Arbresh.info




Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...