Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Më 13 prill 1999, forcat e Serbisë kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë. Pas një breshërie të pamëshirshme granatash, ata hynë me egërsi, plaçkitën e djegën shtëpitë duke vrarë mizorisht edhe 13 shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.
“Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët: Hysen Elezi, Naim Beka, Ramadan Xhokli, Agim Matoshi, Shaban Elezi, Avni Shehu dhe 13 martirët: Qemajl Deda, Rrahman Lami, Shuqeri Alili, Brahim Lami, Sabri Salijaj, Hebib Lami, Kemajl Salijaj, Mahmut Caka, Izahir Salijaj, Jakup Caka, Nazmi Elezi, Ilir Caka dhe Dr. Vesel Elezi”, thuhet në njoftimin nga ZKM./Arbresh.info

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...