Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky certifikim i ushtarëve të FSK-së është fryt i bashkëpunimit institucional dhe se kjo do t’i forcojë edhe më tutje djemt dhe vajzat e ushtrisë së Kosovës.
“Përmes programit “Kosova shtet i xhudos”, përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukim dhe me shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen. Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tani kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon…Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë.”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?