Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.
Kurti tha se sipas informacioneve që kanë, edhe pesë policë po mbahen të arrestuar nga Serbia, e në mesin e tyre është edhe zëvendës drejtori i Policisë, Dejan Jankoviq.
“Sipas informacioneve që kemi Jankoviq është dërguar në Rashkë, nga e kaluara e dimë që ata qe ndalohen intervistohen nga arterë të ndryshëm të policisë. Pesë policë nga Kosova janë ende në mbajtje nga Serbia, veprimi i Serbisë ushtë akt i ultë, keqtrajtimi i qytetarëve është akt i rendë i shkeljes së të drejtave të njeriut”, tha Kurti në fillim të mbledhjes, shkruan Arbresh.info
Shefi ekzekutivit tha se me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjes.
“Me veprimin e djeshëm Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh, duke përfshi marrëveshjen e vitit 2011, për lëvizje të lirë të qytetarëve , të nëntorit të vitit 2020, dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023, për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë”, tha Kurti.
Kryeministri tha se ndalimi dhe mbajtja e pa pazë i qytetarëve të Kosovës nga Serbia, risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, duke na kujtuar se ajo mbetet po e njëjta, ngase udhëhiqet nga një ish bartës i tij.
Tutje, Kurti u shpreh se veprim e djeshëm, Serbia e bëri me qëllim të eskalimit të tensioneve, pasi asaj(Serbisë) i pengon normaliteti dhe paqja në rajon, e sidomos në Kosovë./Arbresh.info/
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...