Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori Özkan Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori Enrico Barduani.
Këtë javë Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës. Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it./Arbresh.info/


Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...