Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti udhëheqësit e Konferencës ImpactCEE nga Polonia, Presidentin Krystian Wolak, Zëvendëspresidenten Joanna Kasprowicz dhe Zyrtaren Kryesore të Përmbajtjes, Marta Liberska, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.
Konferenca ImpactCEE është e konferenca e tretë më e madhe në Europë pas konferencës në Davos dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Udhëheqësit e ImpactCEE, të cilët kishin krijuar organizatën para 10 vitesh, shprehën mirënjohjen e tyre për pjesëmarrjen e kryeministrit në konferencën e sivjetme, që u mbajt në muajin maj 2025. Ata shprehën dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin, në edicionet e ardhshme të konferencës si në Poloni (konferenca kryesore) ashtu edhe në Rumani.
Bashkëbiseduan për rëndësinë e mbështetjes së vlerave demokratike e evropiane dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e investimeve Kosovë-Poloni. Ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për këto qëllime.
Kurti falënderoi delegacion për vizitën dhe u uroi qëndrim sa më të këndshëm në Kosovë.

Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...