Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion të Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Van Vuong.
Kurti falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e tyre ndaj Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mirënjohjen që shteti dhe populli i Kosovës ka për mbështetjen e vazhdueshme dhe dypartiake nga ShBA-ja.
Kryeministri i informoi mysafirët për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike dhe avancimin e të drejtave të njeriut, siç pasqyrohen edhe në raportet ndërkombëtare.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, zhvillimit dhe diplomacisë, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët./Arbresh.info
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut